Ndërlidhjet

Kina kundërshton pavarësinë


Kina ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me pavarësinë e Kosovës.

"Hapi i njanshëm i ndërmarrë nga Kosova do të ketë një numër pasojash. Kina është thellësisht e shqetësuar për ndikimin negativ në paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Kina dhe Tajvani kanë qëndrime të ndryshme rreth Kosovës, për shkak të mospajtimeve rreth statusit të Tajavanit.
Tajvani dhe Kina janë shkputur në vitin 1949 dhe kanë ndërtuar sisteme të ndryshme politike dhe ekenomike.

Tajvani, që dje mbështeti pavarësinë e Kosovës kërkon shkëputjen nga Kina. Pekini e kundërshton pavarësinë e Tajvanit.

XS
SM
MD
LG