Ndërlidhjet

BANGKOK


Ndihma të mëdha për të mbijetuarit e cunamit kanë filluar të arrijnë në Oqeanin Indian, por problemi është shpërndarja e tyre. Moskoordinimi po shndërrohet në një tragjedi tjetër në Azinë jugore.
Kofi Annan në Kombet e Bashkuara tha se është thelbësor koordinimi:
"Kur them koordinimi, nuk nënkuptoj vetëm mes shteteve anëtare, por po ashtu edhe në nivelin kombëtar, me OJQ-të kombëtare, Kryqin e Kuq, organizatat nacionale e rajonale në bashkëpunim me përpjekjet ndërkombëtare", ka thënë Annan.
Nga tërë bota ndihmat kanë arritur në 1 miliardë e 360 milionë dollarë.
"Nuk jam i sigurt se 350 milionë dollarë është shifra e fundit. Është shifra që e kemi vendosur vetëm për tani", ka thënë sekretari amerikan i shtetit Colin Poëell, duke njoftuar për ndihmat amerikane.
Agjencitë humanitare thonë se detyra më e rëndë mbetet dërgimi i ndihmave nga aeroplanët në rajonet e prekura. Kombet e Bashkuara thanë se sëmundjet ngjitëse kanë filluar të shpërthejnë në zonat e prekura nga cunami. Deri tani vlerësohet se kanë vdekur 150 mijë persona.
XS
SM
MD
LG