Ndërlidhjet

ZAGREB


Janë hapur qendrat e votimit në Kroaci, ku sot votohet për presidentin e vendit. Presidenti aktual Stipe Mesic është kandidati kryesor për fitoren e këtyre zgjedhjeve, ku marrin pjesë edhe 12 kandidatë të tjerë. Mesic erdhi në pushtet në vitin 2000. Bazuar në anketat e opinionit, kandidatja presidenciale me mbështetje më të madhe, pas Mesicit është Jadranka Kosor, aktualisht zëvendëskryeministre.
Raundi i dytë i votimeve, nëse askush nuk fiton shumicën, do të zhvillohet më 16 janar. Kroacia synon t'i bashkangjitet Bashkimit Evropian dhe NATO-s, derisa dy kandidatët kryesorë kanë premtuar se do vazhdojnë politikat pro-perëndimore.
XS
SM
MD
LG