Ndërlidhjet

KOPENHAGEN


Danimarka ka sot ditë zie kombëtare për 123 mijë viktimat e tsunamit, në mesin e të cilëve janë dhe shtatë qytetarë danezë. Ndërkaq 454 danezë janë në listat e eprsonave të humbur edhe një javë pas katastrofës në rajonet e Azis ëjuglindore. Numri i personave të zhdukur në këtë tragjedi nga vendet skandinave shkon në 5 mijë njerëz, nga të cilët 3'500 janë suedezë, 1 mijë norvegjezë 193 finlandezë. Në mesin e viktimave të konfirmuara janë 59 suedezë, 21 nga Norvegjia dhe pesë nga Finlanda. Qytetarët nga vendet skandinave ishin kryesisht si pushues në rajonin e prekur nga tragjedia.
XS
SM
MD
LG