Ndërlidhjet

BANDA AÇEH, INDONEZI


Numri i të vdekurve në Indonezi nga tërmeti nën-ujor i javës së kaluar arriti në më se 94 mijë njerëz. Agjencia AP mëtutje informon se numri i të vdekurve në 11 vendet e goditura nga ky tërmet dhe nga cunami në rajonin e Oqeanit Indian arriti në afro 140 mijë njerëz. Mijëra persona konsiderohen të zhdukur, ndërsa ekipet e kërkim – shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e personave që eventualisht ende janë të gjallë. Njëherësh po vazhon dërgimi i ndihmave ndërkombëtare në rajon. Duke folur dje në Nju Jork për nevojat për ndihma në rajonin e goditur, zyrtari i Kombeve të Bashkuara, Jan Egeland, pos tjerash, tha:

-Ne do të duhet të dërgojmë ndihma në ushqim për 1.8 milionë njerëz në rajonin e prekur. Ky numër vazhdimisht po rritet.







UASHINGTON
Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell u nis mbrëmë për në Azi, në krye të një delegacioni të Shteteve të Bashkuara, që do ti vizitoj rajonet e shkatërruara nga tërmeti nënujor. Zoti Powell i tha rrjetit televiziv NBC se më 6 janar do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare të donatorëve në Xhakartë të Indonezisë, në të cilën do të jetë i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan dhe liderë të tjerë. Në delegacionin amerikan, që udhëhiqet nga sekretari Powell, është edhe i vëllai i presidentit Bush, Jeb Bush, guvernator i Floridës. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar një ndihmë prej 350 milionë dollarësh për vendet e goditura në cunami.
XS
SM
MD
LG