Ndërlidhjet

BANDA ACEH\INDONEZI


Punëtorët humanitarë në shtetet e sulmuara nga cunami thonë se po punojnë në kushte të kaosit.
Ata thonë se ka shpërputhje të mëdha në mes të asaj që i nevojitet të mbijetuarve dhe ndihmave që në të vërtetë ata po marrin.
"Jam mirënjohës pë këto ndihma, por kjo nuk është e mjaftueshme, në planin afatgjatë, ne na duhet orizi, vaji për zierje dhe gjëra tjera ushqimore", thotë një i mbijetuar i cunamit, në provincën e Acehut.
Vlerësimet për numrin e të vrarëve nga cunami kanë arritur në 144 mijë, dhe ky numë vazhdon të rritet. Rreth 2 milionë të mbijetuarve tjerë u duhet ndihma e menjëhershme.
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se ka filluar të përmirësohet komunikimi dhe ushqimi dhe uji i pastër po u arrin viktimave.
Sekretari amerikan i shtetit Colin Poëell, së bashku me vëllanë e presidentit Bush, guvernatorin e Floridas, Jeff Bush po kryeson delegacionin amerikan, i cili do të qëndrojë sot në rajonet prekura.
"Do të zhvillojmë takime me shtetet e prekura, me organizatat ndërkombëtare, që po punojnë në rajon për të parë cka mund të bëjmë për t'i ndihmuar përpjekjet rehabilituese, ka thënë para nisjes Powell.
XS
SM
MD
LG