Ndërlidhjet

BANGKOK


Vlerësimet për numrin e të vdekurve nga tërmeti dhe cunami që goditën vendet e Oqeanit Indian kanë arritur në 150 mijë, derisa ndihmat humanitare po arrijnë më shpejt te të mbijetuarit.
Kombet e Bashkuara thanë se do t'i koncentrojnë përpjekjet humanitare në provincën e Açehut të Indonezisë.
Rreth 1.8 milionë njerëz u duhet ndihma e menjëhershme humanitare. Sekretari amerikan i shtetit Colin Poëell, që së bashku me vëllanë e presidentit Bush, guvernatorin e Floridas, Jeff Bush po kryesojnë delegacionin amerikan, kanë arritur sot në Bangkok. Gjate vizitës në Tajlandë, Indonezi dhe Shri Lankë, delegacioni do të vlerësojë se për cka kanë nevojë të mbijetuarit e cunamit.
Në Uashington presidenti amerikan George Bush së bashku me dy parardhësit e tij, George Bush dhe Bill Clinton, u kanë bërë një apel të përbashkët amerikanëve që të kontribuojnë me para për të ndihmuar viktimat e cunamit aziatik.
"Në ditët e ardhshme, presidentët Clinton dhe Bush do të kërkojnë nga amerikanët që të dhurojnë tek agjencitë e besueshme humanitare, që tashmë po ofrojnë ndihmë për viktimat e cunamit, "ka thënë Bush.
Ndërkohë, presidenti i Shri Lankës i ka kërkuar Bashkimit Evropian një ndihmë prej 1 miliardë e 600 milionë dollarësh për rindërtimin e vendit të goditur nga cunami.
XS
SM
MD
LG