Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia tha se një person i armatosur e ka vrarë guvernatorin e provincës irakiane, ku përfshihet edhe Bagdadi.
Ali al-Haidri u vra në një pusi në automjetin e tij, bashkë me një truproje. Grupi i udhëhequr nga terroristi Abu Musab al Zarqawi ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Në Bangkok sekretari i shtetit Colin Powell tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të zbrapsen nga vrasësit dhe terroristët.
"Edhe një herë u tregua se këta vrasës dhe teroristë, elementë të ish regjimit në Irak, nuk duan të shohin zgjedhje. Nuk duan të shohin se si irakienët i zgjedhin udhëheqësit e tyre. Duan të kthehen prapë në tiraninë e regjimit të Saddam Husseinit, por kjo nuk do të ndodhë", tha Colin Powell.
Po sot nga shpërthimi i bombave ne rruge janë vrarë tre ushtarë amerikanë.
Ndërkaq, në afërsi të Zonës së Gjelbër në Bagdad, policia tha se në një sulm vetëvrasës u vranë të paktën 10 njerëz, dhe rreth 50 u plagosën.
XS
SM
MD
LG