Ndërlidhjet

BEOGRAD


Autoritetet e Beogradit po mundohen të negociojnë dorëzimin e 4 gjeneralëve serbë të kërkuar nga Tribunali për Krime Lufte i Kombeve të Bashkuara, ka thënë ministri serb i drejtësisë Zoran Stojkoviq.
Ai u ka thënë mediave serbe se bisedimet kanë për qëllim, që gjeneralët e policisë dhe të ushtrisë të dorëzohen vullnetarisht, pasi që autoritetet nuk do t'i arrestojnë ata, pavarësisht nga presioni ndërkombëtar mbi Serbinë që t'i ekstradojë ata në Hagë. Të katër gjeneralet akuzohen për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë.
XS
SM
MD
LG