Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen ka përsëritur sot në Prishtinë se vitit 2005 do të jetë shumë i rëndësishëm për Kosovën.
Me të arritur në Aeroportin e Prishtinës nga Danimarka ku kaloi pushimin dyjavor, Jessen Petersen ka thënë se do të angazhohet në zbatimin e standardeve prioritare ashtu, që në mesin e vitit 2005 të krijohen kushte për fillimin e bisedimeve për statusin final të Kosovës. Jessen Peterssen ka thënë se në mes të këtij muaji do të takohet me kryeministrin serb Vojisllav Koshtunica. Ai tha se takimi synon fillimin e një dialogu konstruktiv mes Prishtinës dhe Beogradit rreth decentralizimit dhe çështjes së të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.
XS
SM
MD
LG