Ndërlidhjet

XHAKARTË


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se mund të ndodhë një "katastrofë shëndetësore" në vendet e prekura nga cunami në Azinë jugore, nëse nuk sigurohet uji i pijshëm. Organizata vlerëson se 500 mijë njerëz janë lënduar nga përmbysja e para 9 ditëve, që la të vdekur 150 mijë të tjerë. Sasi e madhe e ndihmave është derdhur sot në rajon, por problem është shpërndarja e tyre te ata që kanë nevojë.
Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell, vendi i të cilit ka premtuar 350 milionë dollarë dhe dërgimin e disa anijeve në rajon, ishte në Indonezi. Ai tha se shpreson se ndihma amerikane edhe në vendet myslimane do të përmirësojë imazhin e Shteteve të Bashkuara në vendet islamike:
"Ne po përgjigjemi për shkak të dimensionit humanitar të katastrofës. Shumica e këtyre vendeve janë myslimane, por ne do japim ndihmë, pavarësisht nga religjioni. Por mendoj se kjo i jep një mundësi botës myslimane dhe pjesës tjetër që të shohë zemërgjerësinë amerikane", ka thënë Powell.
Premtime për më shumë ndihma të huaja kanë vazhduar edhe sot. Bashkimi Evropian tha se premtimet për ndihma nga vendet anëtare arrijnë në 582 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG