Ndërlidhjet

logo-print

GAZË


Gjatë fushatës zgjedhore në Gazë, udhëheqësi palestinez Mahmoud Abbas e quajti Izraelin "armiku cionist". Ai është kandidati kryesor për president të Autoritetit Palestinez në zgjedhjet e së dielës.
"Ne lutemi për shpirtërat e martirëve tanë që u vranë nga mortajat e armikut cionist në Beit Lahija", tha Abbas pak pasi trupat izraelite vranë 7 palestinezë në një fermë në Gazë, si përgjigje ndaj zjarrit me mortaja të militantëve, i cili la të plagosur disa kolonë izraelitë.
Ministri i jashtëm izraelit Silvan Shalom kritikoi komentet e Abasit:
"Ai po përdor terme që nuk i kemi dëgjuar për një kohë të gjatë. Besoj se gjatë kohës së zgjedhjeve dhe gjatë fushatës ai nuk duhet të përdorë deklarata të tilla", tha Shalom.
XS
SM
MD
LG