Ndërlidhjet

ZAGREB


Ministri i jashtem i Kroacisë, Miomir Zuzul ka dhënë dorëheqje. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme e ka konfirmuar dorëheqjen, por nuk ka dhënë detaje.
Në zhvillime tjera në Kroaci, Boris Miksiq, kandidati që doli i treti në zgjedhjet presidenciale në Kroaci, tha se rezultatet ishin manipuluar dhe se do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese. Në zgjedhjet e së dielës, presidenti Stipe Mesiq ka fituar 48.92 për qind të votave dhe do të garojë në raundin e dyte presidencial kundër ministres së qeverisë Jadranka Kosor.
XS
SM
MD
LG