Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Së paku 10 është numri i viktimave nga një sulm në akademinë policore të Irakut në qytetin Hilla. Trupat irakiane, së bashku me ato amerikane do të fillojnë së shpejti aksionet ushtarake në Mosul, ka bërë të ditur Kasim Daud, ministër i shtetit në Qeverinë irakiane.
Aksionet, sipas Kasim, do drejtohen kundër kriminelëve që kërkojnë të destabilizojnë Mosulin, që së fundi është ndër qytetet më problematike në Irak. Sot në Mosul u vra një ushtar amerikan dhe u plagosën dy të tjerë. Në Mosul është e vendosur edhe njësia komando me trupa shqiptare.
Në Bagdad është gjetur i vrarë një nga drejtuesit kryesorë të partisë më të madhe të sunitëve.
Në të tjera zhvillime Iraku dhe Kroacia kanë vendosur mardhëniet diplomatike pas nënshkrimit të protokollit përkatës nga përfaqësuesit e dy vendeve pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG