Ndërlidhjet

BANDA ACEH\INDONEZI


Ndonëse është shënuar përparim në dhënien e ndihmës për viktimat e cunamit sërish agjencitë humanitare po përballen me sfida të shumta, bën të ditur Jan Egeland, kordinatori i organizatës botërore për ndihmat humanitare.
Njëherësh Kombet e Bashkuara kanë tërhequr vëmendjen se fëmijët e mbetur jetimë apo të ndarë nga familjet, si pasojë e cunamit mund të jenë cak i trafikantëve. Indonezia ka marrë masa shtesë për të mos lejuar daljen jashtë vendit të fëmijëve nën 16 vjec. Ndihmat për zonat e prekura nga katastorfa po vijnë nga e gjithë bota, përfshi dhe vendet e varfëra.
Kancelari gjerman Gerhard Schroeder ka premtuar ndihmë prej 662 milionë dollarësh, shuma më e madhe deri tani ndër shtetet donatore.
Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit Colin Poëell ka vizituar sot rajonin e Açehut, në Indonezi, që është një ndër më të prekurit nga katastrofa e cunamit.
"Nuk kam parë asnjëherë dicka të tillë me gjithë përvojën time. Tani kam një pamje më të qartë se sa e cfarë duhet për të përballuar situatën dhe për të ndihmuar njerëzit të rindërtojnë shtëpitë, jetët dhe bizneset e tyre", tha Powell.
XS
SM
MD
LG