Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe 25 janë plagosur nga shpërthimi i një makine bombe afër akademisë policore në qytetin e Hillas, ku po mbahej një ceremoni gradimi.
Në Bagdad nga shpërthimi i një automjeti bombë afër një konvoji të trupave amerikane dhe irakiane, janë vrarë dy truproje.
Në Bakuba, sulmuesit vranë një shef të policisë dhe vozitësin e tij.
Në Mosul, një politikan sunit është gjetur i vrarë, një ditë pasi qe rrëmbyer. Shefi i Shërbimit Informativ të Irakut tha se 20 mijë deri në 30 mijë terroristë po veprojnë në tërë Irakun, të udhëhequr nga ish regjimi irakian me seli në Siri.
Por, pavarësisht nga dhuna, kryeministri Iyad Allawi është zotuar se zgjedhjet do të mbahen më 30 janar ashtu sic është planifikuar:
"Natyrisht se jemi të vetëdijshëm për brengat e irakianëve, veçanërisht atyre të sigurisë. Ne nuk do të lejojëm që dhuna, terroristët dhe shkelësit e ligjit ta ndalin zhvillimin tonë dhe procesin politik si dhe ta shkatërrojën vendin. Qeveria dhe unë personalisht i inkurajojmë irakianët që të marrin pjesë në zgjedhje", tha Allawi.
XS
SM
MD
LG