Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Qeveria e Kosovës do të ndihmojë me 300 mijë euro të mbijetuarit e tragjedisë së cunamit në Azinë jugore. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë përmes një deklarate se kjo ndihmë bëhet me qëllim që Kosova t'i bashkohet solidaritetit ndërkombëtar. Kosova u solidarizua edhe me ditën e zisë së shpallur në Evropë.
Presidenti Ibrahim Rugova, u shprehu ngushëllime vendeve që kanë pësuar dëme dhe familjeve të viktimave të fatkeqësisë natyrore të cunamit në Oqeanin Indian.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të premten e ka shpallë ditë të aksionit në ndihmë të mbijetuarve, ndërkohë që punonjësit e saj kanë ndarë nga 10 për qind të pagave të tyre të janarit për të mbijetuarit e cunamit.
XS
SM
MD
LG