Ndërlidhjet

NJU JORK


Kombet e Bashkuara thanë se zotimet ne ndihmë vendeve të Oqeanit Indian të goditura nga cunami kanë arritur në mes 3 deri në 4 miliardë dollarë.
Koordinatori për ndihma humanitare i Kombeve të Bashkuara Jan Egeland bëri këtë njoftim pak pasi Australia shtoi ndihmën fillestare në 561 milionë euro dhe Gjermania ofroi një pako ndihmash prej 500 milionë eurosh.
Egeland i quajti ndihmat "të pabesueshme".
"Solidariteti dhe dhembshuria e paparë, që është treguar në planin kombëtar dhe ndërkombëtar është një masë e ndërtimit të besimit, që mund të përdoret tash për të sjellë paqe, një paqe të përhershme, te të gjithë ato shoqëri", ka thënë Egeland.
Japonia ka premtuar 500 milionë dollarë, ndërkaq Shtetet e Bashkuara 350 milionë dollarë si dhe kanë dërguar disa anije dhe helikopterë në rajonin e prekur për të ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ofruar 1 miliardë dollarë.
Ndërkohë, sërish agjencitë humanitare po përballen me sfida të shumta në shpërndarjen e ndihmave. UNICEF-I ka tërhequr vëmendjen se fëmijët e mbetur jetimë apo të ndarë nga familjet, si pasojë e cunamit mund të jenë cak i trafikantëve.
XS
SM
MD
LG