Ndërlidhjet

KJEV


Presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili, ka vlerësuar rolin e Viktor Jushcenkos, udhëheqësit të opozitës ukrainase, që fitoi zgjedhjet presidenciale të 26 dhjetorit, për drejtimin paqësor të revolucionit të portokalltë. Vetë Sakashvili ka drejtuar një vit më parë revolucionin e purpurtë në Gjeorgji, që coi në rrëzimin e presidentit Shevarnxe.
Nga ana tjetër Gjykata e Lartë e Ukrainës diskuton sot ankesat e ish kryeministrit Janukovic për zgjedhjet presidneciale të 26 dhjetorit, derisa Komisioni Qëndror Zgjedhor i ka hedhur poshtë këto ankesa.
XS
SM
MD
LG