Ndërlidhjet

MOSKË


Të Krishterët Ortodoksë e filluan kremtimin e Krishtlindjeve me meshën, të cilën në katedralen e Moskës e mbajti kreu i Kishës Ortodokse Ruse Patriku Alexei.
Duke uruar Krishtlindjet, Patriku shfaqi shpresën për paqe në Ukrainë pas zgjedhjeve të fundit presidenciale.
Në Ukrainë, mesazhe urimi dërguan presidenti në largim Leonid Kuchma dhe presidenti i zgjedhur Viktor Yushchenko.
Ndërkohë, Gjykata e Lartë e Ukrainës e hodhi poshtë ankesën e ish kryeministrit Viktor Yanukovich rreth zgjedhjeve të dhjetorit, që i hap rrugën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shpallë rezultatet përfundimtare.
XS
SM
MD
LG