Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Ministrat e financave të 7 vendeve më të industrializuara u dakorduan të mbështesin ngrirjen e menjëhershme të të gjitha borxheve të vendeve që u goditën nga Tsunami.
Sekretari britanik i Thesarit Gordon Brown, tha në Londër se grupi G 7 do të kërkojë që për këto masa të japë pëlqimin edhe Klubi i Parisit.
Në Bruksel, ministrat e shëndetësisë të Bashkimit Evropian kërkuan nga unioni të shqyrtojë formimin e një njësiti për koordinimin e masave për mbrojtjen e popullatës civile në rast të katastrofave.
Ministri britanik për Evropën Denis McShane, tha se u diskutuan edhe përpjekjet e rindërtimit në Azinë jugore.
"Për momentin, Bashkimi Evropian është donatori më i madh me 1 miliardë e 500 milionë euro nga të gjitha vendet, dhe me 450 milionë euro nga vetë Komisioni Evropian. Ky është fillim i mirë. Sot flasim për rindërtimin, për të lehtësuar tregtinë dhe stabilizuar ekonominë e atyre vendeve", tha McShane.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, vizitoi rajonin më të goditur, provincën Açeh të Indonezisë, ku tha se është i shokuar nga shkalla e shkatërrimeve.
Bilanci i të vdekurve nga tërmeti i 26 dhjetorit dhe Tsunami është më shumë se 150 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG