Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se është optimist lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Irak përkundër rritjes së dhunës në vend.
"Mendoj se zgjedhjet do të jenë një përvojë jashtëzakonisht shpresëdhënëse për popullin irakien. Duhet të kujtoni se ata janë njerëz që kanë jetuar në një shoqëri, në të cilën nëse nuk e ndiqnin linjën e udhëheqësisë, do të torturoheshin apo do të vriteshin", tha Bush, duke shtuar se nëqoftëse demokracia lëshon rrënjë në Irak, atëherë kjo do të çojë drejt paqes.
Më parë, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se sulmet kundër ushtarëve amerikanë nuk do ta zbrapsin atë për të mundësuar ambjent të sigurtë për zgjedhjet e 30 janarit.
Dje, 9 ushtarë amerikanë u vranë në ditën më vdekjeprurëse kundër tyre, prej sulmit në dhjetor në bazën ushtarake në Mosul.
XS
SM
MD
LG