Ndërlidhjet

logo-print

RAMALLAH


Mahmoud Abbas, kandidati kryesor në zgjedhjet presidenciale palestineze, tha se do ta mbajë Ahmed Qorein si kryeministër nëse fiton të dielën.
Abbas i bëri këto komente në Ramallah në Bregun Perëndimor, në ditën e fundit të fushatës para votimeve për zëvendësimin e udhëheqësit të ndjerë Yasser Arafat.
Abbas dhe Qorei shihen si njerëz të moderuar që i mbështesin negociatat paqësore me Izraelin.
Ndërkohë në Paris, Ministri i Jashtëm i Francës Michel Barnier, tha se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar "marrëdhënie të reja", të cilat do të mund të ndihmonin të ringjallet procesi i paqes në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG