Ndërlidhjet

logo-print

BUJANOVC


Një shqiptar 16 vjeçar nga Lugina e Preshevës është vrarë nga një patrullë kufitare në jug të Serbisë, kanë njoftuar zyrtarët lokalë.
Dashnim Hajrullahu nga Miratovci, është qëlluar të premten në zonën kufitare Serbi-Maqedoni-Kosovë. Policia që është duke hetuar vrasjen, tha se Hajrullahu duket të jetë qëlluar pasi që po mundohej të kalonte ilegalisht kufirin dhe pasi kishte dështuar t'u bindej urdhërave të ushtrisë.
Por, bashkëvendësit e të ndjerit hedhin poshtë këto pohime, duke thënë se Hajrullahu është vrarë shumë larg zonës kufitare.
Tash për tash rrethanat e vrasjes mbesin të paqarta, ndërkohë që autoritet pritet të lëshojnë deklaratë zyrtare gjatë ditës së sotme.
XS
SM
MD
LG