Ndërlidhjet

BUJANOVC


Një gjykatës serb ka thënë se kanë filluar hetimet rreth vrasjes së djeshme në zonën kufitare të shqiptarit 16 vjecar.
Dashnim Hajrullahu nga fshati Miratovc, sipas gjykatësit hetues Ivan Bulatoviq, është qëlluar nga rojet kufitare, por ai ka refuzuar të japë më shumë detaje. Ai tha se ka urdhëruar kryerjen e autopsisë. Policia tha se Hajrullahu ka të ngjarë të jetë vrarë derisa përpiqej të kalonte kufirin nga Maqedonia në Serbi. Kryetar i Qendrës Koordinuese për jugun e Serbisë Nebojsha Coviq ka thënë se hetimet për vrasjen e Dashnim Hajrullahut duhet t'i udhëheq një komision multietnik.
Pas incidentit rreth 200 bashkëvendës të Hajrullahut kanë protestuar dhe kanë akuzuar armatën serbe për vrasjen e djaloshit.
XS
SM
MD
LG