Ndërlidhjet

HAMBANONTA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan është zotuar se OKB do të ndihmojë në rindërtimin e bregdetit të Shri Lankës, që u shkatërrua nga cunami i 26 dhjetorit. Annan bëri këto komente në Hambantota të Shri Lankës:
"Është vend i mrekullueshëm. I pashë dëmet, por e pashë edhe bukurinë e vendit. Ne duhet të punojmë me qeverinë që të ridnërtojmë atë që është shkatërruar", ka thënë Annan.
Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë nisur një operacion masiv për të siguruar ushqimin për 6 muajt e ardhshëm 2 milionë të mbijetuarve të cunamit.
XS
SM
MD
LG