Ndërlidhjet

logo-print

RAMALLAH


Ish presidenti amerikan Jimmy Carter, i cili po udhëheq misionin monitorues në zgjedhjet palestineze të së dielës, u takua sot me kandidatin për president Mahmud Abbas. Carter pritej ta paralajmëronte Abasin se Izraeli do të rishqyrtojë premtimet për lehtësimin e kufizimeve të udhëtimit, po që se kjo lëvizje shfrytëzohet nga militantët.
Ministri i kabinetit palestinez Saeb Erekat ka thënë se procedurat nëpër postblloqe nuk kanë ndryshuar.
"Unë me të vërtet kërkoj nga qeveria e Izraelit të respektojë përkushtmin për tërheqje dhe largim të barrikadave rrugore me qëllim që të kemi zgjedhje të lira dhe korrekte", ka thënë Erekat.
Të premten në Nablus militantët palestinezë vranë në pritë një ushtar izraelit, ndërkaq ushtarët izralitë vranë sot një palestinez, që po afrohej këmbë në një postbllok në Gazë.
XS
SM
MD
LG