Ndërlidhjet

logo-print

PRESHEVË


Shqiptarët në Luginën e Preshevës protestuan edhe sot për shkak të vrasjes së të riut shqiptar Dashnim Hajrullahu. Zyrtarët e Serbisë kanë thënë se rojat e kufirit dje kanë vrarë shqiptarin 16 vjeçar, që sipas tyre, ishte duke kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia. Banorët e fshatit kufitar Miratoc kanë thënë se vrasja është bërë larg vijës kufitare. Politikani shqiptar në Preshevë, Orhan Rexhepi për këtë vrasje ka fajësuar vendimin e unionit Serbi – Mali i Zi për vendosjen e përforcimeve ushtarake në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG