Ndërlidhjet

KOLOMBO


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan i ka vizituar zonat e prekura nga cunami në Sri Lankë.
Presidenti i Bankës Botërore James Wolfhenson, i cili udhëton bashkë me kreun e organizatës botërore, tha se Banka mund të kontribuojë me 1.5 miliardë dollarë ndihma.
Në Tajlandë gjithashtu gjendet për vizitë edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë Joschka Fischer.
Në Moskë, Alexander Yakovenko, zëdhënës i ministrisë së jashtme të Rusisë, tha se janë konfirmuar njoftimet për rreth 780 shtetas rusë të cilët kanë qenë në brigjet juglindore të Tajlandës në kohën kur goditi cunami.
Më shumë se 150 mijë njerëz vdiqën nga cunami i shkaktuar nga tërmeti nën-ujor në Indonezi.
XS
SM
MD
LG