Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Një ushtar amerikan është vrarë nga një shpërthim në afërsi të Bagdadit.
Mbrëmë, të paktën 5 irakienë, 2 policë dhe 3 civilë, e humbën jetën kur trupat amerikane hapën zjarr pasi konvoji i tyre ishte sulmuar nga një bombë në jug të Bagdadit.
Ndërkohë, ushtria amerikane pranoi se ka goditur një cak të gabuar afër Mosulit.
Në deklaratën e ushtrisë thuhet se 5 civilë irakienë u vranë në sulmin ajror kundër një shtëpie në qytetin Aitha, por i zoti i shtëpisë së shkatërruar tha se 14 njerëz janë vrarë, përfshirë 7 fëmijë.
Ushtria amerikane shfaqi keqardhje për humbjen e jetëve të pafajshme dhe premtoi hetimin e incidentit.
XS
SM
MD
LG