Ndërlidhjet

RAMALLAH


Palestinezët sot votojnë për trashëgimtarin e Yasser Arafatit.
Rreth 2 milionë palestinezë me të drejtë vote në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor do të duhet të zgjedhin mes 7 kandidatëve. Favorit është ish kryeministri Mahmoud Abbas, ndërsa rival i tij kryesor është Mustafa Barghouti.
"Procesi demokratik rrjedh mirë dhe si duhet, Në mos tjetër, kjo provon se palestinezët janë të aftë të marrin pjesë në demokraci", tha Abbas pasi hodhi votën e tij.
Disa grupe militante palestineze, si Hamasi, kanë bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG