Ndërlidhjet

RAMALLAH


Palestinezët sot po votojnë për trashëgimtarin e Yasser Arafatit.
Rreth 2 milionë palestinezë me të drejtë vote në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor do të duhet të zgjedhin mes 7 kandidatëve. Favorit është ish kryeministri Mahmoud Abbas, ndërsa rival i tij kryesor është Mustafa Barghouti.
"Procesi demokratik rrjedh mirë dhe si duhet. Në mos tjetër, kjo provon se palestinezët janë të aftë të marrin pjesë në demokraci", tha Abbas pasi hodhi votën e tij.
Shefi i negociatorëve palestinezë Saeb Erekat kërkoi nga Izraeli që të rifillojë procesin e paqes dhe tha se zgjedhjet palestineze paraqesin një shembull të mirë të demokracisë në veprim:
"Ky është mesazhi i popullit palestinez drejtaur personalisht presidentit George Bush", ka thënë Erekat.
Procesin e zgjedhjeve e ka përshndetur sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, ndërsa sekretari amerikan i shtetit Colin Powel ka thënë se pas zgjedhjeve, Shtetet e Bashkuara do të marrin një rol më aktiv në Lindjen e Mesme.
Disa grupe militante palestineze, si Hamasi, kanë bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG