Ndërlidhjet

logo-print

PRESHEVË


Dashnim Hajrullahu, i vrarë para dy ditësh në kufirin serb është varrosur sot, ndërkohë që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian
ka apeluar për qetësi në Luginës e Preshevës, pasi vrasja e djaloshit ngriti tensionet në rajon.
Autoritetet serbe kanë konfirmuar se Hajrullahu është vrarë nga rojet kufitare, afër zonës kufitare Serbi –Kosovë- Maqedoni.
Qindra shqiptarë kanë protestuar dje duke kërkuar dënimin e ushtarit, derisa zyrtarët e lartë të ushtrisë kanë udhëtuar në rajon në përpjekje për të zbutur situatën. Në një deklaratë të saj OSBE ka shprehur shqetësimin rreth incidentit dhe ka thënë se "stabiliteti në Serbinë jugore duhet të jetë prioritet për të gjithë".
XS
SM
MD
LG