Ndërlidhjet

logo-print

BANDA ACEH


Presidenti i Indonezisë Susilo Bambang Yudhoyono ka thënë se ushtria dhe policia indoneziane do t'i mbrojnë dhe sigurojnë punëtorët humanitarë, që po ndihmojnë të mbijetuarit e cuanmit. Ai bëri këto komente pas incidentit me të shtëna në qytetin e shkatërruar Banda Aceh.
Ende nuk dihet se kush filloi të shtënat afër selisë së Kombeve të Bashkuara. Disa zyrtarë thonë se ishin rebelët separatistë që luftuan për një kohë të gjatë me trupat e qeverisë në provincën e Acehut.
Në zhvillime tjera, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan ka përfunduar vizitën në zonat e prekura nga cunami në Sri Lankë.
Ka raporte se qeveria i ka bllokuar vizitën e tij në zonat veriore të kontrolluara nga Tigrat e Tamilit.
XS
SM
MD
LG