Ndërlidhjet

BAGDAD


Ministria e Mbrojtjes në Kijev tha se 7 ushtarë ukrainas dhe një nga Kazakistani janë vrarë në Irakun jugor gjatë mbushjes së aeroplanëve ushtarakë.
Në zhvillime tjera nga shpërthimi i një automjeti bombë janë vrarë dy policë irakianë dhe dy civilë në Yusufia, qytet në jug të Bagdadit.
Një ushtar amerikan është vrarë nga shpërthimi i bombave anësore në Bagdad.
Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell gjatë vizitës së tij në Nairobi të Kenisë tha se Uashingtoni nuk ka iluzione se kryengritja do të kolapsojë menjëherë pas zgjedhjes së qeverisë së Irakut.
"Shpresoj se këto pjesë që vijnë së bashku- presioni i koalicionit ushtarak, ngritja e presionit të ushtrisë irakiane dhe qeveria e zgjedhur, do të fillojnë ta mundin kryengritjen. Por, ne nuk kemi iluzione dhe kryengritja do të vazhdojë derisa të pësojë disfatë," ka thënë Powell.
Ndërkohë, kryeministri britanik Tony Blair ka thënë se duhet bërë edhe me shumë, me qëllim që forcat irakiane të sigurisë të forcohen në rajonin rreth Bagdadit.
XS
SM
MD
LG