Ndërlidhjet

PRESHEVË


Rreth 20 mijë shqiptarë, mes tyre edhe politikanë lokalë kanë marrë pjesë në varrimin e Dashnim Hajrullahut, të vrarë para dy ditësh nga rojet kufitare serbe. Varrimi ishte i qetë dhe pa incidente.
Hajrullahu sipas autoriteteve po përpiqej të kalonte ilegalisht kufirin. Ministri serb i Mbrojtjes Prvoslav Daviniq, që vizitoi rajonin të shtunën, tha se ushtari qe kishte shtene, kishte vepruar sipas rregullave. Qindra shqiptarë kanë protestuar dje duke kërkuar dënimin e ushtarit.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian ka apeluar për qetësi në Luginën e Preshevës.
"Stabiliteti në Serbinë jugore duhet të jetë prioritet për të gjithë" thuhet në një deklaratë të OSBE-se.
XS
SM
MD
LG