Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Zëvendës shefi i policisë së Bagdadit Amer Ali Nayef dhe i biri i tij, janë qëlluar për vdekje ndërsa po shkonin në punë, ndërsa kryengritësit irakienë e sulmuan me bomba edhe një stacion të policisë në kryeqytet, duke vrarë 4 policë.
Forcat e reja irakiene të sigurisë janë në shënjestër të sulmeve të kryengritësve, të cilët i akuzojnë ato për bashkëpunim me forcat e koalicionit të prirë nga Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, një grup me ndikim i klerikëve sunitë është takuar me zyrtarët e ambasadës amerikane në Bagdad për të diskutuar zgjedhjet e ardhshme.
Zëdhënësi i ambasadës Bob Callahan tha se Shoqata e Klerikëve Myslimanë ka ofruar të tërheqë thirrjet për bojkotimin e zgjedhjeve, në shkëmbim të një plani për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku.
XS
SM
MD
LG