Ndërlidhjet

BAGDAD


Zëvendës shefi i policisë së Bagdadit Amer Ali Nayef dhe i biri i tij, janë qëlluar për vdekje ndërsa po shkonin në punë, ndërsa kryengritësit irakianë e sulmuan me bomba edhe një stacion të policisë në kryeqytet, duke vrarë 4 policë.
Po sot në Bagdad, një bombë skaj rrugës prishi një tank amerikan duke vrarë dy ushtarë amerikanë.
Ndërkohë, qeveria e përkohshme e Irakut tha se në operacionet e fundit ne vend trupat irakiane dhe të Shteteve të Bashkuara kanë arrestuar 147 miltantë të dyshuar.
Ndërkohë, një grup me ndikim i klerikëve sunitë është takuar me zyrtarët e ambasadës amerikane në Bagdad për të diskutuar zgjedhjet e ardhshme.
XS
SM
MD
LG