Ndërlidhjet

logo-print

PRESHEVË


Liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës kërkuan që forcat serbe të sigurisë të zëvendësohen me trupat e huaj, pas vrasjes së 16 vjeçarit Dashnim Hajrullahut nga një roje kufitare serbe. Kërkesa e bërë nga anëtarët e Këshillit të Preshevës u lexua gjatë protestës së sotme, ku morën pjesë mijëra shqiptarë.
Autoritetet serbe thonë se Hajrullahu u qëllua të premten, pasi po mundohej të kalonte ilegalisht kufirin. Por, shqiptarët e kësaj ane thonë se Hajrullahu u vra pa arsye dhe kërkojnë dënimin e ushtarit që qëlloi.
Ndërkohë kryetari i Qendrës Kordinuese për jugun e Serbisë Nebojsha Çoviq ka thënë sot në Bujanovc se vrasja e Hajrullahut nuk duhet të politizohet.
XS
SM
MD
LG