Ndërlidhjet

logo-print

RAMALLAH


Mahmud Abaz është fituesi zyrtar i zgjedhjeve për president të Autoritetit Palestinez. Rezultatet finale të Komisionit Qendror Zgjedhor treguan se Abaz ka fituar 62.3 për qind të votave ndërsa Mustafa Barguti rreth 20 për qind.
Presidenti amerikan George Bush tha se do të mirëpresë liderin e sapozgjedhur palestinez në Shtëpinë e Bardhë. Bush kërkoi nga Izraeli që të shkojë përpara me planin për tërheqje nga Gaza dhe territoret e Bregut perëndimor, ndërsa nga lidershipi palestinez të veprojë me përgjegjësi:
"Është thelbësore që udhëheqja palestineze të konsolidojë forcat e sigurisë ashtu që ato të mund të luftojnë ata pak persona qe si pjesë te filozofisë së tyre ende duan shkatërrimin e Izraelit, dhe të disave që frikësohen nga zgjedhjet e lira të popullit palestinez", ka thënë Bush.
Bashkimi Evropian dhe shtetet tjera kanë shprehur një optimizëm të matur rreth zgjedhjes së Abazit president. Ndërkohë, parlamenti i Izraelit ka miratuar sot qeverinë e re të Ariel Sharonit.
XS
SM
MD
LG