Ndërlidhjet

logo-print

GJENEVË


Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha se faza emergjente në tragjedinë e Oqeanit Indian është larg nga përfundimi. Një zyrtar i Kryqit të Kuq tha se vetëm në qytetin e Meulabos të Indonezisë janë gjetur rreth 2600 trupa tjerë të vdekur.
Qeveria e Indonezisë ka bërë thirrje sot për më shumë shlyerje të borxheve.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan i vazhdoi vizitat në vendet e prekura nga cunami. Në Uashington presidenti amerikan George Bush tha se vendi i tij është i përkushtuar për t'u ndihmuar viktimave të cunamit.
XS
SM
MD
LG