Ndërlidhjet

BEOGRAD


Një delegacion i ushtrisë amerikane do të nisë sot një seri bisedimesh me zyrtarët e Beogradit, që si qëllim kanë avancimin e marrëdhënieve bilaterale.
Vizita e diplomatëve nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes është e para e nivelit të tillë, që nga bombardimi i NATO-së mbi Serbinë në vitin 1999.
Delegacioni kryesohet nga admirali Donald Loren, zëvendës drejtor për cështje politiko-ushtarake në Evropë, pranë Komandës Ushtarake. Gjatë vizitës 4-ditëshe në Beograd dhe Podgoricë ata do takojnë edhe presidentin serb Boris Tadiq dhe atë malazias, Filip Vujanoviq.
XS
SM
MD
LG