Ndërlidhjet

BANDA ACE - INDONEZI


Ushtria e Indonezisë për arsye sigurie vendosi kufizime në qasjen e punonjësve humanitarë në rajonin e Aces. Sipas zyrtarëve indonezianë, luftëtarët separatistë paraqesin rrezik real për punëtorët ndërkombëtarë humanitarë. Për këto arsye ushtria indoneziane do të shoqërojë dhe mbikqyrë të gjitha misionet e ndihmës jashtë Banda Aces, kryeqendrës së rajonit të Aces.
Kombet e Bashkuara i kanë vlerësuar masat në fjalë si pjesë e përgjegjësive të qeverisë.
"Qeveria e Indonezisë është shumë e ndërgjegjshme për përgjegjësitë e veta ashtu si qeveritë e tjera. Ata po bëjnë më të mirën e mundshme për t'i ofruar siguri cdokujt në territorin e tyre", tha shefi i operacioneve të Kombeve të Bashkuara në Ace, Joel Boutroue.
Në të tjera zhvillime Interpol-i ka bërë të ditur se policitë e 20 vendeve të ndryshme janë të përfshira në programin e identifikimit të viktimave të tsunamit. Aktualisht në Tajlandë janë afro 5 mijë kufoma, identiteti i të cilave mbetet i panjohur.
XS
SM
MD
LG