Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, ka uruar presidentin e sapozgjedhur palestinez Mahmud Abas, për fitoren në votimet e së djelës.
Sharon është shprehur i gatshëm të takohet me Abas, që tashmë edhe zyrtarisht është pasuesi i udhëheqësit palestinez Jaser Arafat.
Abas ka shprehur angazhimin e tij për të punuar në arritjen e paqes.
"E dimë se zgjedhjet janë vetëm fillimi dhe jo fundi. Ne kemi shumë për të bërë në mënyrë që të arrijmë paqen, një paqe të drejtë bazuar në ligjshmërinë ndërkombëtare", tha Abbas.
XS
SM
MD
LG