Ndërlidhjet

KJEV


Ish-kryeministri i Ukrainës dhe njëherësh kandidati presidencial që humbi zgjedhjet e 26 dhjetorit, Viktor Janukovic ka deklaruar se do të vazhdojë të mos pranojë rezultatin e zgjedhjeve duke ndjekur rrugët ligjore.
"Nëse Gjykata e Lartë e Ukrainës nuk i përgjigjet si duhet kërkesave tona, ne ruajmë të drejtën të veprojmë në përputhje me ligjin ekzistues dhe do ta cojmë cështjen deri në Gjykatën Evropiane të të drejtave të njeriut. Asnjëherë nuk do t'i pranojmë rezultatet e të ashtëquajturit raund i ri i zgjedhjeve", tha Janukovic.
Ndërkaq së shpejti pritet miratimi i rezultateve nga Gjykata e Lartë, cfarë duhet bërë para përurimit në postin e presidentit të udhëheqësit të opozitës, Viktor Jushcenko.
XS
SM
MD
LG