Ndërlidhjet

logo-print

GJENEVË


Bashkërenduesi i cështjeve humanitare në Kombet e Bashkuara, Jan Egeland, ka kërkuar nga vendet kontribuese të përmbushin sa më shpejt premtimet lidhur me ndihmat për zonat e prekura nga katastrofa e tsunamit.
Egeland e ka përsëritur këtë kërkesë në takimin e vendeve dhe agjencive dhuruese që është hapur sot në Gjenevë.
"Ndonëse ka premtime për 3.4 miliardë dollarë ndihma, ne kemi vetëm 300 milionë dollarë për programet që po ndihmojnë në terren", tha Egeland.
Ai më tej ka bërë thirrje që vendet dhe agjencitë të kontribuojnë dhe për të ashtëquajturat "konflikte të harruara", sic është ai në Republikën Demokratike të Kongos.
XS
SM
MD
LG