Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zyrtarët më të lartë politikë e ushtarkë të Serbisë kanë diskutuar sot rritjen e tensioneve në Luginën e Preshevës.
Qeveria e Serbisë dhe Malit të Zi planifikon zëvendësimin e forcave ushtarake me ato policore në ruajtjen e kufirit. Kjo është bërë e ditur nga ministri serbo-malazez i mbrojtjes, Përvosllav Davinic, vetëm një ditë pas protestave masive të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, për shkak të vrasjes nga rojat kufitare të 16 vjecarit shqiptar, Dashnim Hajrullahu. Davinic për "Evropa e Lirë" ka deklaruar se ky vendim nuk ka të bëjë me kërkesat e shqiptarëve, por ishte planifikuar kohë më parë.
"Natyrisht që do ta tërheqim ushtrinë nga kufijtë, dhe jo vetëm nga ai me Maqedoninë. Ky hap është rezultat i detyrimeve që duhet të plotësojnë vendet, të cilat synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Ajo cfarë kërkojnë shqiptarët është tashmë pjesë e politikës sonë drejt Evropës. Njëherësh kërkesat e pakicës shqiptare në këtë pjesë të vendit tonë do të përmbushen", tha Davinic për "Evropa e Lirë".
XS
SM
MD
LG