Ndërlidhjet

ANKARA


Zyrtarët amerikanë, turq e irakianë janë takuar gjatë ditës në Ankara ku kanë diskutuar cështjen e militantëve kurdë, që fshihen në veri të Irakut, në zonën e banuar kryesisht me popullsi kurde. Zëvendësministri i jashtëm irakian pas bisedimeve tha se palët kanë rënë dakord në shkëmbimin e informacioneve të shërbimeve të zbulimit. Besohet se 5 mijë militantë kurdë të Turqisë fshihen në malet në veri të Irakut që nga viti 1999.
Konflikti mes militantëve kurdë dhe forcave turke të sigurisë në Turqinë jugore ka shkaktuar në këto vite mbi 30 mijë viktima.
XS
SM
MD
LG