Ndërlidhjet

VJENË


Në rajonin e Ballkanit nuk do të ketë stabilitet derisa nuk zgjidhet statusi i Kosovës, vlerëson gazeta austriake 'Standard', duke shtuar se tashmë është shpenzuar qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare për të mbajtur pezull çështjen e statusit.
Duke radhitur disa nga opcionet e mundshme, 'Standard' shkruan se nëqoftëse çështja e statusit do të mbetej e hapur, pasojë do të ishte shpallja e njëanshme e pavarësisë. Bashkimi me Shqipërinë nuk ka mbështetje si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë, dhe druhet për pasojat mbi Maqedoninë. Kthimi nën pushtetin serb është i paimagjinueshëm për shqiptarët e Kosovës. Kantonizimi do të çonte kah vazhdimi i konflikteve etnike, ndërsa ndarja e Kosovës do të ishte burim i krizës për radikalët e të dy palëve, thekson gazeta e Vjenës.
XS
SM
MD
LG