Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Ivanov, ka hedhur poshtë akuzat se Rusia po i shet sisteme raketore Sirisë.
Akuzat janë bërë fillimisht nga mediat izraelite, derisa Uashingtoni e ka përfshirë Sirinë në listën e vendeve që mbështesin terrorizmin. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Baucer, lidhur me akuzat në fjalë ka theksuar:
"Kemi parë raportet mbi shitjet. Politika amerikane në këtë drejtim ka qenë shumë e qartë: Jemi kundër shitjes së armëve Sirisë, që është shtet i cili financon terrorizmin. Për këtë arsye ndaj shitje të tilla vlerësohen të papërshtatshme. Rusët e dinë këtë politikë dhe pikëpamjet tona."
XS
SM
MD
LG